“Fondi 3%”, Supremja refuzon akuzën ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t (2024)

Gjykata Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe atë të Gjykatës së Apelit, duke vendosur që për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale, ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t të refuzohet akuza për rastin e njohur si “Fondi 3%”.

Në këtë rast, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, akuzoheshin për veprën penale të “Shpërdorimit”. Kurse, për Bujar Bukoshin procedura ishte veçuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykimin e Supremes të marrë më 30 maj 2024 nga kolegji i përbërë nga kryetarja Mejreme Mema dhe anëtarët Valdete Daka dhe Rasim Rasimi, thuhet se është miratuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësit dhe të dënuarit Osmani, si dhe mbrojtësit të të dënuarit Gashi.

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 qershor 2023, kishte shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarve Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, duke i dënuar secilin me nga tri vite burgim. Kurse, Apeli më 19 dhjetor 2023, ua zbuti dënimin dy të akuzuarve, duke i dënuar me nga 18 muaj burgim.

Sipas Supremes, mbrojtësi i Osmanit, avokati Florent Latifaj ndaj dy aktgjykimeve të shkallëve më të ulëta, kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit mbi dënimin, me propozim që aktgjykimet të ndryshohen dhe të refuzohet akuza për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit ose të lirohet Osmani nga akuza ose që çështja të kthehet në rigjykim. Me të njëjtat pretendime, kërkesë kishte paraqitur edhe vetë Osmani.

Kurse, mbrojtësi i Gash*t, avokati Halit Shaljani kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljes së Ligjit Penal dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale, me arsyetimin se kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor, me propozim që aktgjykimet të anulohen dhe çështja të kthehet në rigjykim në shkallë të parë apo të ndryshohen dhe i pandehuri Gashi të lirohet nga akuza.

Në anën tjetër, Prokurori i Shtetit përmes parashtresës kishte kërkuar që të refuzohen si të pabazuara këto kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë.

Andaj, Gjykata Supreme vlerësoi se kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë janë të bazuara. Supremja ka gjetur se ndaj të pandehurve është shkelur Ligji Penal.

Aty thuhet se të pandehurit janë akuzuar për veprën penale në vazhdimësi dhe për të vlerësuar afatin e arritjes së parashkrimit të ndjekjes penale, është dashur të vlerësohet cili ka qenë veprimi i fundit inkriminues i tyre.

“… e që në rastin konkret është tërheqja e fundit e mjeteve e cila sipas vetë ekspertizës financiare, të cilës edhe i është falur besimi nga gjykata është data 20.03.2012. Edhe pse qëndron konstatimi se llogaria ka qenë e hapur deri në fund të vitit 2015 megjithatë nga e njëjta ekspertizë është konstatuar se më datë 23.07.2012 llogaria ka rënë në vlerën zero, pra e njëjta përkundër faktit që ka qenë funksionale nuk ka pasur hyrje-dalje, rrjedhimisht as të pandehurit nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të tërheqjes së mjeteve financiare nga kjo xhirollogari”, thuhet në vendim.

Me këtë, Supremja thekson se edhe veprimi i fundit inkriminues eventual, është dashur që nga dy gjykatat të konsiderohet data 20 mars 2012 kur edhe është bërë tërheqja e fundit nga kjo xhirollogari.

Në aktgjykimin e shkallës së tretë thuhet se meqenëse të pandehurit janë akuzuar për vepër penale të kryer në vazhdimësi, kur bëhet fjalë për këtë lloj të veprave penale, këto konsiderohen si një vepër penale dhe si kohë e kryerjes së saj konsiderohet koha e ndërmarrjes së veprimit të fundit.

“Pra, të dy gjykatat kanë dështuar që të konstatojnë se cili ka qenë veprimi i fundit apo ndërmarrja e veprimit të fundit, edhe pse nga shkresat vërtetohet se grupi i ekspertëve ka dhënë sqarime të sakta lidhur me këtë fakt dhe vetë gjykatat i kanë falë besim kësaj prove të administruar”, thuhet në vendimin e Supremes.

Po ashtu, Supremja ka gjetur se vepra penale “Shpërdorimi” nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të Kodit të Përkohshëm Penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, parasheh dënim nga 1 deri në 5 vjet. Kurse, thuhet se neni 90, par.1, nënpar.1.4 i po të njëjtit Kod, parasheh se ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar 5 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale të dënueshme me më shumë se 3 vjet burgim.

Supremja thekson se sipas nenit 91. par.6 i atij Kodi, ndjekja penale ndalohet kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së arritjes së afatit të parashkrimit (ndalesa absolute mbi ndjekjen penale).

Gjykata ka gjetur se më 20 mars 2022 ka arritur afati i parashkrimit absolut të ndjekjes penale, e kjo duke marrë parasysh se aktgjykimi i Themelores ka marrë formën e prerë më 19 dhjetor 2023 dhe veprimi i fundit inkriminues eventual bazuar në provat e administruara është 20 mars 2012.

Andaj, shkalla e tretë gjen se ndaj Osmanit dhe Gash*t është shkelur Ligji Penal kur janë shpallur fajtor, meqenëse ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale dhe ndaj tyre është dashur të refuzohet akuza.

Ndryshe, në nëntor të 2020-ës, Osmani dhe Gashi ishin shpallur fajtorë për veprën penale të shpërdorimit, për çka ishin dënuar me nga 3 vite burgim. Mirëpo, më 15 shtator 2021, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim ku rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 qershor 2023, ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarve Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, duke i dënuar secilin me nga tri vite burgim.

Kurse, Apeli më 19 dhjetor 2023, ua zbuti dënimin dy të akuzuarve, duke i dënuar me nga 18 muaj burgim.

Aktakuza ndaj Bujar Bukosh*t, Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t ishte ngritur më 28 prill 2017, nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Paraprakisht, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses Albina Shabani–Rama, e cila më 23 maj 2018, kishte mbajtur shqyrtimin fillestar ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t. Po në këtë seancë, gjykatësja Shabani-Rama kishte marrë vendim për veçimin e procedurës penale ndaj Bujar Bukosh*t, me arsyetimin se ai ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundur të paraqitej në këtë shqyrtim fillestar.

Më pas, më 26 tetor 2018, gjykatësja Shabani-Rama kishte mbajtur edhe shqyrtimin e dytë ndaj të akuzuarve Osmani dhe Gashi, e të cilët brenda afatit ligjor kishin paraqitur kundërshtimet për provat dhe kishin ushtruar kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Mirëpo, gjykatësja Shabani-Rama, më 3 dhjetor 2018, kishte marrë vendim që të refuzoheshin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Lidhur me këtë, të akuzuarit Osmani dhe Gashi, kishin ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, e cila më 17 janar 2019, kishte refuzuar këto ankesa, duke konfirmuar aktakuzën në fjalë.

Ndërsa, më 18 janar 2019, kjo lëndë i ishte ndarë në punë gjykatëses së Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Medie Bytyçi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte ngritur aktakuzë kundër Bujar Bukosh*t për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së dhe veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.2 lidhur me par.1 të KPK-së, kundër Bujar Bukosh*t, Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t për shkak të veprës penale “Shpërdorim”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, lidhur me par.31 të KPK-së, kundër Naser Osmanit për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së dhe kundër Atdhe Gash*t për shkak të veprës penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249 par.1 të KPK-së.

Sipas PSRK-së, thuhet se Bujar Bukoshi gjatë periudhës kohore 2008-2015, me qëllim që t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila i është besuar atij, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë Kosovës, kanë kontribuar me mjete monetare në Fondin 3%, duke parë nevojën për të ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë, ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto së fundmi janë transferuar në xhirollogarinë e “Fond de R. Kosova” në Prishtinë, në NLB, shumën prej 90,380,00 euro, ka tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën me asnjë dëshmi nuk e ka arsyetuar se për çfarë qëllime i ka shfrytëzuar, me këtë e ka dëmtuar buxhetin e Fondit 3%, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Kosovës, në shumë prej 90,830,00 euro, po ashtu edhe shumën prej 3,500 euro, paguar për bileta, Ingrid Steiner Gashi, me 26 gusht 2019, që nuk dihet kush është, por jo punëtore e UFORK-ut.

Me këto veprime, sipas Prokuroriasë Bujar Bukoshi ka kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm.

Tutje, PSRK i ngarkonte të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi se gjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje me njëri-tjetrin, me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, e kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë, e cila u është besuar atyre, ashtu që qytetarët e Republikës së Kosovës, të punësuar jashtë Kosovës, kanë kontribuar me mjete monetare në Fondin 3%, duke parë nevojën për ta ndihmuar Kosovën, e cila në atë kohë ishte në kushte shumë të vështira ekonomike, duke dhënë donacione secili sipas mundësive të veta nga 3% deri në 10%, para këto së fundmi transferuar në xhirollogarinë e OJQ UFORK, në Prishtinë, në BPB shumën prej 154,132,47 euro, i kanë tërhequr me para në dorë (kesh) të cilën shumë me asnjë dëshmi nuk e kanë arsyetuar se për çfarë qëllime i kanë shfrytëzuar, duke mos e realizuar asnjë projekt, e me këtë e kanë dëmtuar buxhetin e Fondit 3% – UFORK-ut, e njëherësh edhe bashkatdhetarët e Republikës së Kosovës, në shumë prej 154,132,47 euro.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkonte të akuzuarit Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, si ligj më i favorshëm, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në dispozitivin e tretë të aktakuzës t thuhet se Bujar Bukoshi në periudhën kohore prej vitit 2008-2015, në cilësinë e personit përgjegjës, kryetar i Bordit të “UFORK-ut” dhe si i punësuar aty, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave të cilat ka qenë i obliguar që t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, dhe shuma e shmangies nga i akuzuari është 39,932,04 euro.

Me këto veprime, Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Bujar Bukoshi se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 249, par.2 lidhur me par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK).

Në dispozitivin e katërt, Naser Osmani akuzohej se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave dhe të të hyrave të tjera, e të cilat ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklaron në ATK, si pasojë është dëmtuar buxheti i ATK-së – Republikës së Kosovës, me 3510 euro.

Me këto veprime, Prokuroria e ngarkonte Naser Osmani se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngarkonte Atdhe Gashi, se në periudhën kohore prej vitit 2008-2013, në cilësinë e personit të punësuar në “UFORK”, me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij të fituara përmes transaksioneve, në emër të pagave, dhe të hyrave të tjera, i njëjti ka qenë i obliguar që këto të ardhura t’i deklarojë në Administratën Tatimore të Kosovës, shumë e shmangies nga i akuzuari është 2667.30 euro.

Me këto veprime, Prokuroria e ngarkonte Atdhe Gashi, se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 249, par.1 të Kodit të Vjetër Penal, si ligj më i favorshëm (KPK).

Po ashtu, prokurori i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, Atdhe Demaj, më 30 nëntor 2018 kishte dorëzuar në gjykatë një parashtresë, përmes së cilës kishte bërë plotësimin dhe qartësimin e aktakuzës së ngritur më 28 prill 2017.

Sipas kësaj parashtrese, dispozitivi nën pikën II të aktakuzës, është plotësuar ashtu që tani të akuzuarit Bujar Bukoshi- kryetar i Bordit të UFORK, me seli në Prishtinë, Naser Osmani në cilësinë e anëtarit të bordit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, dhe Atdhe Gashi në cilësinë e arkëtarit të OJQ “UFORK” në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006 deri 2015, në bashkëkryerje, me qëllim për t’i sjellë vetes apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave tjerë që u është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve tjera, kontribuues në fondin e themeluar atëbotë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat janë transferuar në xhirollogarinë e “UFORK”, në Bankën “BPB” në Prishtinë, ashtu që kanë tërhequr shumën prej 154,132,47 euro në kesh, nuk kanë arsyetuar dhe as dëshmuar qëllimin e tërheqjes së kësaj shume, vlerësim dhe konstatim ky i vërtetuar me ekspertizën e datës 21 prill 2017.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkonte të akuzuarit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi”, nga neni 257, par.3 lidhur me par.1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Republikës së Kosovës.

“Fondi 3%”, Supremja refuzon akuzën ndaj Naser Osmanit dhe Atdhe Gash*t (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Delena Feil

Last Updated:

Views: 6129

Rating: 4.4 / 5 (45 voted)

Reviews: 84% of readers found this page helpful

Author information

Name: Delena Feil

Birthday: 1998-08-29

Address: 747 Lubowitz Run, Sidmouth, HI 90646-5543

Phone: +99513241752844

Job: Design Supervisor

Hobby: Digital arts, Lacemaking, Air sports, Running, Scouting, Shooting, Puzzles

Introduction: My name is Delena Feil, I am a clean, splendid, calm, fancy, jolly, bright, faithful person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.