Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe!  (2024)

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (1)

Edi Rama

Rama thotë se kjo baltë e prodhuar në Tiranë si luftë politike ndaj qeverisë së tij u eksportua në Itali, duke transmetuar gjysmë të vërteta për vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit "Report" në 'Rai3', ku akuzohet ai dhe qeveria e tij si të përfshirë në krime dhe abuzime.

Rama thotë se kjo baltë e prodhuar në Tiranë si luftë politike ndaj qeverisë së tij u eksportua në Itali, duke transmetuar gjysmë të vërteta për vendin tonë.

Ai shtoi ndër të tjera se ky “cenim sidomos nga vendet fqinje, është një sulm mbi flamurin tonë, mbi dinjitetin tonë”.

Po për mua cenimi me gjysme të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilido qofte e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pike. Kush e bën duhet ta mesoje se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha qe bënin te fortin me te dobëtit ketu brenda dhe te menderosurin para te huajve ka vdekur.

U habiten gazetaret e Reportit qe une jo nuk i ika asnje pyetjeje, po e kërkova vete, publikisht ballafaqimin me ta. Thane qe kete politikanet e tyre nuk e bejne dhe e quajten kurajo te madhe, po ne fakt e imja s’eshte kurajo, eshte krenari per Shqiperine dhe per emrin shqiptar. Shqiptaret e Italise, Greqise e kudo tjeter, nuk kane per te qene kurre vetem sa te jem une ketu, perballe asnje cenimi te emrit shqiptar. Kane vuajtur boll per ta ngritur koken dhe as ata, as Shqiperia nuk e ulin me koken.

Ne i dimë më mirë se kushdo edhe plaget, edhe problemet, edhe të metat e dobësitë tona. Luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me pune dhe me fjale. Me vepra dhe me krenari sa here flasim per Shqiperine.

Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe nese nuk ishin nisur me këtë mendim”, tha Rama.

Sipas trij se kjo baltë e prodhuar në Tiranë si luftë politike ndaj qeverisë së tij u eksportua në Itali, duke transmetuar gjysmë të vërteta për vendin tonë.

"Kishte në përmbajtje shumë baltë për Shqipërinë ,e prodhuar këtu në Tiranë për luftën politike ndaj meje dhe qeverisë sonë. Gjithë ajo baltë eksportuar nga këtu në Itali, e ekspozuar në ekranin e shërbimit publik në Itali, pa asnjë interes për publikun italian, ishte një baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Shqipëria nuk është me ajo që ishte, por disa që janë mësuar ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botës së tretë s’na e falin dot suksesin. As e kanë imagjinuar që Tirana do bëhej kjo që vetëm sa ka filluar të dukej", tha Rama.

Kryeministri madje bëri thirrje shqiptarëve të braktisin Sali Berishën dhe Rithemelimin, të cilët i akuzon se ndihmuan për të bërë investigimin që hodhi baltë tek shqiptarët

Mos i falni më braktisi. Bëni gati për ti shkatërruar me votë. Shumica. Pakica të mos shkojë pas tyre.Tek e fundit të paktën, ana italiane e këtij bashkëprodhimi të neveritshëm,e pranoi se nuk janë drejtpërdrejt ata që akuzojnë, por janë këtu. Ata i mblodhën dhe bënë një çorbë. Nuk kam asgjë me gazetarin Italian. Ia përplasa syve të vërtetat, madje e postova në këtë faqe të pacensuruar. Se po të kisha atë hall, nuk rrija në këmbë të udhëhiqja Shqipërinë, por ulesha të bahçja në katund. Unë ju them mos i falni më ata që e bëjnë këtë, shkatërrojini me votë në ditën e gjykimit. Pakica mund të mos bashkohet, por të paktën mos t’u shkojë pas atyre, se janë mishërimi i së keqes. Ky vend ka kryer punë me ta, me atë shpirt të keq që ka kryer punë. Kokën lart dhe vetëm përpara", u shpreh Rama.

Deklarata e plotë e kryeministrit Edi Rama:

Dëshiroj të ndaj me ju eksperiencën time me programin Report të RAI3. Një eksperience intensive, sa fyese në aspektin njerëzor, aq edhe sfiduese në aspektin, le të themi profesional, megjithëse politika për mua nuk është profesion, është mision.

Ishte fyese sepse përtej personales, keqardhjes, dhimbjes nga padrejtësia e imponuar e vendosjes në shënjestër, për shkak të fushatës elektorale në Itali e të luftës mediatike atje, ndaj hom*ologes sime në krye të qeverise italiane, kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane, për luftën politike ndaj meje e qeverise sonë dhe këtë ju e dini të gjithë.

Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, që as nuk di e as nuk i intereson kush është X-i e Y-ni në Shqipëri, ishte padyshim një baltë krejt e pamerituar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dëgjoni, Shqipëria s’është më ajo që ishte, kjo shihet kudo, flitet ngado, mirëpo disa që janë mësuar ta na shohin e ta trajtojnë Shqipërinë si vend të botes së tretë, nuk na e falin dot suksesin, çlirimin nga hijet e të shkuarës, kokën e ngritur lart. Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket , se skanë parë gjë akoma. Dhe e vetmja mënyrë që gjejnë, me ndihmën e gojëve mos e themi të politikanëve pa atdhe e të papagajve të tyre pa skrupuj, është të hedhin baltë për të na pikturuar pacipërisht si mafiozë, trafikantë, kriminelë…

Po për mua cenimi me gjysmë të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilidoqoftë e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. Kush e bën, duhet ta mësojë se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur.

U habiten gazetarët e Reportit dhe e thanë që unë jo nuk i ika asnjë pyetjeje, po e kërkova vetë, publikisht ballafaqimin me ta. Thanë që këtë politikanët e tyre nuk e bëjnë dhe e quajtën madje kurajë të madhe, po ne fakt e imja s’është kurajë, është krenari për Shqipërinë dhe për emrin shqiptar.

Shqiptarët e Italisë, Greqisë e kudo tjetër, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm sa të jem unë këtu, përballë asnjë cenimi të emrit shqiptar. Kane vuajtur boll për ta ngritur kokën dhe as ata, as Shqipëria nuk e ulin më kokën.

Ne e dimë më mirë se kushdo plagët, problemet, të metat e dobësitë që kemi dhe që i luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me punë patjetër po dhe me fjalë, sa herë që ëhstë nevoja. Me vepra dhe me krenari sa herë që ne flasim për Shqipërinë.

Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë audiencës së tyre italiane dhe nëse nuk ishin nisur me këtë mendim, këtë bënë.

Po me kë e kishin ata?

Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike këtu në Tiranë, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj na qenkan të dënuar dhe të lidhur me mafian, ata shkelin, jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror dhe kombëtar.

Bashkëpunimi me një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu, megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative.

U përdorën si heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë. U mor edhe ndonjë opinionist, veteran i luftës me gjysmë të vërteta kundër meje e qeverisë sonë qysh se s’mbahet mend e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, drri tek personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh, pa asnjë lloj fakti.

Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri, që i shërbejnë asaj llum politike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, nuk kishte aty e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nga ky pseudo investigim italo-shqiptar, po vetëm u mbars mali dhe polli një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po ka akuza”!

Akuza nga kush, mbi çfarë baze faktike, mbështetur mbi cilat të vërteta të provuara? Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata”, “thuhet se këtu bëhet kjo”, “thonë se në Shqipëri ndodhin këto”, “janë arrestuar, jo s’janë arrestuar”, “janë të lidhur, jo s’janë të lidhur”, “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla…

Por tekefundit, te paktën ana italiane e këtij bashkëprodhimi te neveritshëm, e pohoi me gojën e vet se nuk janë ata që mendojnë se Shqipëria është një narkoshtet, nuk janë ata drejtpërdrejtë që akuzojnë, po janë të tjerë, janë këtu, në mesin tonë, ndërsa ata thjesht gatuan një çorbë me prodhime bio shqiptare.

Tani unë nuk kam asgjë më shumë me palën italiane, me gazetarin italian jo e jo, ai erdhi më mori një intervistë, shërbeu dhe iku. Ua thashë në mes të Italisë që ditën e parë se çfarë ishte ai pseudo-investigimi i tyre, nuk lashë hapësirë e shteg në mediat e vendit mik pa ua përplasur syve të vërtetat dhe siç e patë, jo vetëm nuk iu shmanga ballafaqimit, po e postova të pacensuruar në këtë faqe. Sepse po të kisha gjëra për t’u shmangur apo pyetje për t’u sikletosur, nuk rrija në këmbë për të udhëhequr Shqipërinë, po ikja ulesha në bisht tek bahçja e shtëpisë.

Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare:

Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kry punë me atë shpirt të keq që e persekuton qysh prej vitit 1912.

Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara!

edi rama dokumentari i rai 3

Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (2)
Romeo Kara paralajmëron: Gati të plasë “Metamorfoza 4”, do fundosen politikanë të lartë!

4 Qershor 2024, 13:0213:02Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (3)
Plas debati te 'Integrimi', deputeti i PD: Akuzat e Ahmetajt ndaj Ramës për lidhjet me krimin, pengesa kryesore për anëtarësimin në BE

4 Qershor 2024, 11:5911:59Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (4)
Ahmetaj di shumë më tepër. Prandaj Edi Rama e kërcënon me jetën e fëmijëve

4 Qershor 2024, 09:4609:46Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (5)
A do ta marrë drejtimin e PD si pasuese e Berishës? Argita Malltezi: Nuk kam ambicie për drejtimin e partisë!

4 Qershor 2024, 07:2207:22Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (6)
Açka zbulon çfarë do të ndodhë në 11 qershor nëse vula i shkon Berishës!

3 Qershor 2024, 22:4122:41Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe! (7)
Ramës nuk i del e keqja me ‘Rai 3’: U mbars mali polli një mi, Shqipërinë nuk e nëpërkëmb dot më askush

3 Qershor 2024, 22:2122:21Politike

Rama 'shpërthen' ndaj "Rai 3": Pseudoinvestigim i neveritshëm, bashkëpunuan me një grusht shqiptarësh pa atdhe!  (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Kerri Lueilwitz

Last Updated:

Views: 6133

Rating: 4.7 / 5 (47 voted)

Reviews: 86% of readers found this page helpful

Author information

Name: Kerri Lueilwitz

Birthday: 1992-10-31

Address: Suite 878 3699 Chantelle Roads, Colebury, NC 68599

Phone: +6111989609516

Job: Chief Farming Manager

Hobby: Mycology, Stone skipping, Dowsing, Whittling, Taxidermy, Sand art, Roller skating

Introduction: My name is Kerri Lueilwitz, I am a courageous, gentle, quaint, thankful, outstanding, brave, vast person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.